Ballina Lajme nacionale Haradinaj këkon mbështetje nga Finlanda e Holanda për liberalizimin e vizave

Haradinaj këkon mbështetje nga Finlanda e Holanda për liberalizimin e vizave

13
SHPËRNDAJE

Kosova po kërkon liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall dhe ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.

Si çka njoftuar Haradinaj në Facebook, temë diskutimi ka qenë liberalizimi i vizave.

Kreu i ekzekutivit ritheksoi se rreshtimi i Finlandës me të drejtën e Kosovës, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe evropiane, përcjell lajmi.net.

“Përmes ambasadores Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave:, tha Haradinaj.

Liberalizimi i vizave ishte temë edhe me ambasadoren holandeze.

Haradinaj tha se përmes ambasadores Willems përcolli kërkesën për takim zyrtar me ministren holandeze, Karin Ollongren.

“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për heqjen e regjimit të vizave dhe pret nga shteti mik holandez, që të rreshtohet me vendet anëtare të BE-së, që tashmë janë përcaktuar për t’i dhënë shtetit tonë të drejtën për lëvizje të lirë. Prita sot në takim ambasadoren e Holandes, Gerrie Willems, me të cilën diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend, me fokus hapjen e dialogut bilateral ndërmjet dy shteteve për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në vazhdën e takimeve me Ministrat e Brendshëm të shteteve anëtare të BE-së, përmes ambasadores Willems përcolla kërkesën time për takim zyrtar me ministren holandeze, Karin Ollongren”, ka shkruar Haradinaj.

-----