Ballina Lajme nacionale Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK-së!

Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK-së!

57
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------


Ramush Haradinaj, sipas zëri.info, ka dhënë dorëheqjen nga posti I kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, AAK-së.

Këtë veprim ai thotë se e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake. Deri në mbledhjen e Kuvendit të ri të AAK-së, ai do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit. “Jam larguar. Kjo do të thotë se do të kryej funksionet vetëm deri në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë. Ai shtoi se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, cka hap kapitullin e zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Sipas Haradinaj, këto zgjedhje do të jenë një sfidë e vërtetë, sepse në to ka plot 100 kandidatë.

---- ----
-----