Ballina Lajme nacionale Haradinaj i servilohet pak deputetit Tahiri, e nderon me medalje “Gjergj Kastrioti’

Haradinaj i servilohet pak deputetit Tahiri, e nderon me medalje “Gjergj Kastrioti’

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nisur ta marrë me të mirë deputetin Labinot Tahirin, i cili ditë me parë kërcënoi se ‘vota e tij mund të shkojë shpejt për ndryshim’ (që nënkupton për rrëzimin e Qeverisë.)

Haradinaj i ka ndarë sot medaljen e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit, deputetit të Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirit, përcjell ORAinfo.

Haradinaj thotë se këtë e ka bërë në respekt të punës së Tahirit, si dhe humanizmit të deputetit Tahiri.

Duket se me ndarjen e kësaj medalje, Haradinaj po tenton që ta joshë deputetin e pavarur Labinot Tahirin, që mos t’i bashkohet iniciativës së partive opozitare për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë. /ORAinfo/

Ky është postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Ne respekt të punës së tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, rolin e tij në komunitet për avokimin e interesave të qytetarëve të Ferizajit dhe në veçanti për humanizmin e madh të treguar përgjatë viteve, për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë dhe të lënë vetëm, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët, sot pata kënaqësinë që Labinot Tahirit t’i ndajë medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu.

E falënderova deputetin Tahiri edhe për shprehjen e solidaritetit me qytetarët tanë, që si të vetmit në Europë, ende nuk e kanë gëzuar të drejtën për lëvizje të lirë.

Si Kryeminister i vendit, jam mirënjohës për angazhimin Tuaj, tejet human për shqiptarët dhe ju inkurajoj që ta vazhdoni këtë mision.

---- ---- ----
-----