Ballina Lajme nacionale Haradinaj i quan luftëtarë të lindur futbollistët e Përfaqësues së Kosovës

Haradinaj i quan luftëtarë të lindur futbollistët e Përfaqësues së Kosovës

42
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kosova bëri një lojë të bukur në ndeshjen ndaj Anglisë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i ka quajtur luftëtarë të lindur futbollistët e Përfaqësues së Kosovës pas ndeshjes që zhvilluan me Anglinë.

“Këta jeni ju, luftëtarë të lindur. Ju, që fëmijërinë e jetuar në kohë të pakohë, e shndërruat në histori për vendin!

Faleminderit për emocionet e dhuruara sot dhe gjithmonë. Faleminderit për prezantimin dinjitoz të vendit dhe vlerave tona”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ai ka shikuar ndeshjen që përfundoi 5 -3 për Anglinë nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

---- ----
----
----- ----
-----