Ballina Lajme nacionale Haradinaj flet për padinë e Ramës, ky është komenti i tij

Haradinaj flet për padinë e Ramës, ky është komenti i tij

23
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Haradinaj për padinë e Ramës: I ka të drejtat e veta, ia respektoj.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka folur për deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se do ta padisë atë për shpifje.

Haradinaj, thotë se Rama i ka të drejtat e veta dhe do t’i respektojë.

“Sot kam parë disa tituj të portaleve në Kosovë. Por se kam përcjell direkt intervistën e tij. E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e ndarjes së territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime dhe vazhdoj t’i mbaj. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët, edhe të majtët dhe të djathtët. Detyra ime në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Qëndrimi im kundër ndarjes është legjitim. I respektoj të gjitha të drejtat e kryeministrit, apo dhe të qytetarëve shqiptarë”i ka thënë Haradinaj News24 në Shqipëri.

---- ----
----
----- ----
-----