Ballina Lajme nacionale Haradinaj flet për nënën e tij, nuk mund t’i mbajë lotët

Haradinaj flet për nënën e tij, nuk mund t’i mbajë lotët

134
SHPËRNDAJE

Haradinaj sonte ka folur për nënën e tij.

Kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt, në emisionin “A Shoë”, me Adi Krastën i janë mbushur sytë me lot derisa tregoi një rrëfim për nënën e tij.

“Pas vdekjes së babës, ne u shkepëm, e në katund shkojmë zakonisht vetëm vikendeve. E unë si fëmija më i madh i kam thënë nënës se unë jam më i madhi nga fëmijët andaj ti je të unë edhe pse secili nga ne ka pasur mundësi ta marrë nënën”, ka rrëfyer Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se çdo mëngjes para se të filloj punët e ditës, ai e pi kafen e mëngjesit me nënën e tij.

“Unë kafen e mëngjesit e pimë bashkë më nënën dhe unë gjithmonë them se nëna nuk është te unë, por unë te nëna”, ka thënë Haradinaj.

-----