Ballina Lajme nacionale Haradinaj flet për liberalizimin e vizave me ambasadorin gjerman

Haradinaj flet për liberalizimin e vizave me ambasadorin gjerman

9
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj në takim me ambasadorin gjerman, bisedojnë për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Haradinaj ka shkruar se me ambasadorin ka pasur takim të rregullt pune ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

“Diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike në vend, vizitën e Ministrit të Shëndetësisë së Fepublikës Federale të Gjermanisë Jens Spahn, përparimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe marrëdhëniet e avancuara bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman”, ka thënë Haradinaj.

-----