Ballina Lajme nacionale Haradinaj flet për demarkacionin, thotë se guri do të kthehet në Çakorr

Haradinaj flet për demarkacionin, thotë se guri do të kthehet në Çakorr

20
SHPËRNDAJE

Çështja e demarkacionit është kthyer sërish.

Në Rugovë të Pejës, para qytetarëve të kësaj ane ka folur i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë. Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi është treguar korrekt me Kosovës për disa vite, duke nisur nga lufta me Serbinë.

“Mali i Zi e ka ndërrua drejtimin qe një kohë. Në luftën e fundit është ruajt me ne, një pjesë e jona gjetën strehë te ta. Tani na e njofti pavarësinë”, ka thënë Haradinaj.

Ka folur edhe për demarkimin në versionin Meha, të cilin e ka quajtur gabim. Por ka thënë se me liderët e Malit të Zi ka folur për këtë çështje dhe beson që në bashkëpunim me ta do të gjej marrëveshje për korrigjimin e gabimeve.

“Tani na ndodhi kjo me kufirin, si pa pritë. E dimë që historia dhe e kaluara ka qenë e vështirë, duam me i vendosë në rend gjërat. Është bë një gabim me Çakorrin. Ata e kanë kuptua që është gabim. Dy liderët e tyre nuk janë kundër që me u rregullua kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se është vonuar për ta rregulluar këtë çështje, sepse gjatë qeverisjes së tij doli një problem më i madh. Iu referua përpjekjeve për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Më kanë pyet nganjëherë pse po vonohesh, se na doli një telash tjetërkah. Edhe atë e rregulluam me shumë mund”, ka thënë ai.

Haradinaj, para banorëve rugovas, ka premtuar investime infrastrukturore në këtë anë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit

-----