Ballina Lajme nacionale Haradinaj flet pas shpërndarjes së Kuvendit: Populli tani vendos kush do ta...

Haradinaj flet pas shpërndarjes së Kuvendit: Populli tani vendos kush do ta udhëheqë vendin

10
SHPËRNDAJE

Haradinaj thotë se tani populli vendos kush do ta udhëheqë vendin.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot Kosova ka treguar një pjekuri politike, derisa ka theksuar se tani është në dorën e qytetarëve që të vendosin se kush do ta udhëheqë vendin në të ardhmen.

“E vlerësoj si shenj të pjekurisë politike, të subjekteve politike për miratimin e marrëveshjes IPA si dhe shpërndarjen e Kuvendit. Besoj shumë se qytetarët e vendit do ta shfrytëzojë të drejtën e vet të vendosë se kush do të qeverisë në etapat e ardhshme me vendin. Më vjen mirë që e gjithë kjo ka ardhur me kaq pjekuri të madhe politike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se është i hapur për bashkëpunim edhe me Nismën e AKR-në.

“Forcat politike tani të gjitha i kanë mundësitë që t’i ofrojnë një koncept zhvillimor. Me konceptin 100 për qind shtet kemi bashkëpunuar tashmë me PSD-në, por jemi të hapur edhe për Nismën e AKR-në. Sot jemi fitues si Kosovë me këtë pjekuri që kemi treguar dhe kemi dërguar një sinjal për demokracinë që kemi. Me rëndësi është që qytetarët të fokusohen në konceptet që kanë partitë”, ka thënë Haradinaj.

-----