Ballina Lajme nacionale Haradinaj falënderon Xhakën e Rashicën, ky është mesazhi i tij

Haradinaj falënderon Xhakën e Rashicën, ky është mesazhi i tij

29
SHPËRNDAJE

Sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë është zhvilluar një ndeshje e organizuar nga dy yjet kosovare të futbollit botëror, Granit Xhaka e Milot Rashica.

Në ndeshjen e organizuar për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës ishte prezent edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, shkruan ORAinfo.

Ai falënderoi dy organizatorët edhe përmes një statusi në Facebook ku përgëzoi të gjithë që morën pjesë në ‘Ndeshjen e Yjeve.

“Stadiumi i Prishtinës “Fadil Vokrri” është shndërruar në vend gëzimi e krenarie. Futbollistë së bashku me njerëz të artit e kulturës, sot janë të gjithë Dardanë, për të shënuar Ditën e Çlirimit të Prishtinës, me një lojë në fushën e gjelbërt, lojë futbolli. Kënaqësi të jem sot në Lojën e Yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica.

Faleminderit që po na bashkoni! Urime dita e Çlirimit, Prishtinë!

RH”- shkruan Haradinaj./ORAinfo/

-----