Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli

Haradinaj: Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli

5
SHPËRNDAJE

Kryeministri në largim, Ramush Haradianj ka nisur fushatën e tij në shumë qytete të Kosovës.

Pavarësisht se dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe akoma nuk është shpërbërë Kuvendi e nuk janë shpallur zgjedhjet, Ramush Haradinaj, ka nisur të mbajë fushatë nëpër strukturat e partisë së tij.

Gjatë ditës së sotme, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar në qytetin e Klinës, ku është takuar me strukturat e partisë së tij.

Nga aty, Haradinaj ka thënë se, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli dhe se sipas tij, është koha për epilog.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, përcaktimi i Kosovës për konceptin 100 për qind shtet i mbyllë të gjitha pikëpyetjet.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Është koha e epilogut, Kosova nuk mund të vazhdojë në amulli!

Përcaktimi i Kosovës për konceptin 100% shtet i mbyllë të gjitha pikëpyetjet rreth saj dhe qartësohet drejtimi ynë tek aleatët tanë, si shtet serioz dhe partner i vërtetë.

Vetëm kështu i hapet rrugë Kosovës, që tërë energjinë e saj ta përqëndrojë në zhvillim të qëndrueshem, krijim të vendeve të reja të punes dhe investime.

Në vazhdim të takimeve me strukturat e Aleancës, sot në Klinë, pashë nga afër mobilizimin për fitoren e projektit tonë, me vizion të qartë për shtet sovran.

-----