Ballina Lajme nacionale Haradinaj: Ekipi Negociator nuk ishte gabim, komenton vendimin e Kushtetueses

Haradinaj: Ekipi Negociator nuk ishte gabim, komenton vendimin e Kushtetueses

9
SHPËRNDAJE

Ramush Haradinaj komenton vendimin e Gjykatës, duke thënë se Ekipi Negociator nuk ishte gabim.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë vendim gjatë kësaj jave që Ekipin Negociator ta vlerësojë si antikushtetues. Por, një vendim të tillë, Haradinaj po e cilëson si huqje të interpretimit të Gjykatës.

“Me Kushtetutë qeveria është e mandatume me qeverisë. Çështja e dialogut nuk është veç e Qeverisë që duhet ta kryjë kryetari i Qeverisë, është projekt ma i madh, nacional, del jashtë përgjegjësive të zakonshme të një Qeverie. Është e logjikshme që me kriju trupa ad hoc për një çështje të tillë nacionale. Edhe vendet tjera krijojnë mekanizma të tilla për tema të tilla, kur e kanë procesin e anëtarësimit në BE, i marrin prej pozite, prej opozite, Maqedonia ka bë trupa të tilla në parlament. Në raste të tilla ju jepin opozitarëve kryesimin”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se trupa si Ekipi Negociator, kanë krijuar edhe shtetet tjera, në procesin e anëtarësimit të tyre.

“Kjo nuk do të thotë, unë i vlerësoj vlerësimet e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese s’du me hi në gjykim profesional me ta, ata janë të thirrur, mirëpo ideja me i dhanë një mandat të përkohshëm një trupe gjithëpërfshirëse për një temë që është ma shumë se sa qeverisja që e mandaton Kushtetuta e vendit, nuk ka qenë e gabume, mendoj se ka qenë e meqme”, ka thënë ai.

“Unë e admiroj PSD’në për me marrë angazhim në këtë temë. Unë jam kritiku pse se kam marrë përgjegjësinë për dialogun. Unë kam pasë vërejtje për dialogun, kam qenë i interesumë që në etapën finale të dialogut të jemi të gjithë bashkë”, ka thënë ai

-----