Ballina Lajme nacionale Haradinaj e dekoroi me medalje, Labi ka diҫka për të thënë

Haradinaj e dekoroi me medalje, Labi ka diҫka për të thënë

23
SHPËRNDAJE

Labi ka folur pas dekorimit me medalje.

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka dekoruar me medaljen Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, gjë që ka nxitur reagime të shumta .

Megjithatë vetë deputeti Tahiri, thotë se është një ditë shumë e veçantë për të .Tahiri thotë se një medalje e tillë e marrë iu dedikohet qytetarëve të Ferizajt dhe gjithë shqiptarëve.

“Dita ime e veçantë! E dashura familja ime! Të dashur bashkëqytetarë të qytetit tim dhe bashkëvendës të atdheut tim! Gurbetçarë e shqiptarë të dashur! Shokë e shoqe në udhëtimet e mia të renda! Kjo medalje dhe mirënjohjeje nga Kryeministri vendit tonē z . Ramush Haradinaj, ish Gjeneral i luftës për Liri, ju dedikohet juve”, ka shkruar Tahiri.

Ai thotë e Haradinaj ka vlerësuar gjithë kontributin e dhënë .

“Sot ky njeri i çmuar, vlerësoj angazhimin, minutat, kohën sakrificën në shumë rrethana të Shërbetorit tuaj Labinot Islam Tahirit. Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, ka përfunduar ai.

-----