Ballina Lajme nacionale Haradinaj do të udhëtojë në orën 12:30 për në Hagë

Haradinaj do të udhëtojë në orën 12:30 për në Hagë

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Qeveria nuk e tregon orarin, në aeroport thonë se Haradinaj do të udhëtojë në 12:30.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj në ora 12:30 do të niset për në Hagë. Kështu kanë bërë me dije burime të Express brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Por, nga Qeveria nuk japin orar të saktë se kur do të udhëtojë drejt Mbretërisë së Holandës shefi në dorëheqje i qeverisë.

Haradinaj, do të udhëtojë për në Vjenë, për të vazhduar pasat drej kryeqytetit holandez. E gjatë një interviste ekskluzive dhënë mbrëmë për emisionin Pressing, Haradinaj ka konfirmuar se sot do të niset për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Hagë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë nga zyra e kryeministrit Haradinaj nuk kanë pranuar që të flasin për detajet e fluturimit me arsyetimin se të dhënat për këtë punë ruhen për shkak të sigurisë.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënnë në Pressing.

---- ----
----
-----
-----