Ballina Lajme nacionale Haradinaj bën pak fushatë para bashkatdhetarët: Nuk ju duam vetëm për pare

Haradinaj bën pak fushatë para bashkatdhetarët: Nuk ju duam vetëm për pare

10
SHPËRNDAJE

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj ka bërë pak fushatë para bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë.

Në pritjen e organizuar për ta, kryeministri në dorëheqje ka thënë se diasporën nuk i duam vetëm për parat qe i sjellin, por pse janë gjaku ynë. Kjo deklaratë është pritur mirë nga të pranishmit, përcjell ORAinfo.

“Jetën që e boni ju e njoh edhe prej perspektivës sime. Kjo jetë nuk është lehtë që në vend të huaj me dhënë kontributin e juaj. Kur vini këtu po ashtu iu presim në kufi me dënimin, kartonin e sigurimit që nuk është hequr, por edhe me vështirësi tjera, por një gjë që nuk ndryshon asnjëherë – është dashuria për vendin dhe ne jemi me fat që diaspora jonë nuk ka heq dorë prej atdheut”, ka thënë Haradinajn.

“Nuk ju kemi harruar. Jo vetëm për paratë që ia jepni atdheut, por se jeni gjaku ynë, familja jonë”, theksoi Haradinaj.

Në emër të përfaqësuesve të diasporës, shkrimtari Riza Sheqiri ka thënë se gjithë sukseset e tyre i adresojnë dhe reflektojnë në Kosovë. /ORAinfo/

-----