Ballina Lajme nacionale Hapja e negociatave/ Thaçi: Më në fund BE-ja nis të marrë vendime...

Hapja e negociatave/ Thaçi: Më në fund BE-ja nis të marrë vendime meritore, por Kosova e diskriminuar

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se me vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë, BE-ja ka nisur që të veprojë drejtë, por ai vuri në dukje fatin se Kosova vazhdon që të diskriminohet.

----

Në Facebook, ai shkroi se unioni po bën një gabim strategjik duke anashkaluar Kosovën.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë.

Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës.”, shkroi ai në Facebook.

----- ----