Ballina Lajme Bota/Rajoni Hapet fabrika që do të nxjerrë oksigjen nga pluhuri i Hënës!

Hapet fabrika që do të nxjerrë oksigjen nga pluhuri i Hënës!

12
SHPËRNDAJE

Edhe pse Hëna vetë nuk ka atmosferë, ajo ka shumë oksigjen të përzier me pluhurin e sipërfaqes së saj në formë oksidesh. Vitin e kaluar, shkencëtarët realizuan një studim sesi mund të nxirrej oksigjeni nga ky pluhur, dhe tani, Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) ka hapur fabrikën e saj në Holandë, për ta provuar një gjë të tillë në realitet.

Nxjerrja e oksigjenit nga pluhuri i Hënës mund të lejojë astronautët në të ardhmen të marrin frymë lirisht atje, e ndoshta t`i hapë rrugën dhe krijimit të kolonive e vendosjes së bazave afatgjatë në satelitin e vetëm natyror të Tokës.

Fabrika holandeze përdor teknikën e njohur si elektroliza e kripës së shkrirë; nxehet kloridi i kaliumit në 950 gradë Celsius, pastaj lëshohet rrymë elektrike, që shkëput oksigjenin dhe bën që kripa të lëvizë drejt një anode ku mund të hiqet lehtësisht. Analizat e shkëmbinjve tregojnë se regoliti hënor është i përbërë nga oksigjeni 40–45 për qind për nga pesha.

Por ky oksigjen është i lidhur me elementë të tjerë në formën e mineraleve ose qelqit, ndaj duhet çliruar. “Të jesh në gjendje të marrësh oksigjen nga burimet e gjetura në Hënë do të ishte padyshim e dobishme për kolonitë e ardhshme hënore, si për frymëmarrjen ashtu edhe në prodhimin e karburantit të raketave  atje në vend”, thotë Beth Lomax nga Universiteti i Glasgow-t.

Metoda për lëshimin e oksigjenit fillimisht u krijua nga një firmë tregtare në Britaninë e Madhe – Metalysis, e cila përqendrohet në shndërrimin e pluhurit në lidhjet metalike për prodhim.

-----