Ballina Lajme nacionale Hapet edhe një pikë e re kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë...

Hapet edhe një pikë e re kufitare që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut

26
SHPËRNDAJE

Hapet pika e përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir.

Sot është hapur pika e përkohshme kufitare Restelicë-Strezomir, që lidhë Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ceremonisë së hapjes ka marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

Ai ka rikonfirmuar zotimin e tij dhe të dikasterit që drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për pesë kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.

Pika kufitare Restelicë – Strezomir, fillimisht do të jetë e hapur vetëm gjatë sezonit të verës, (nga 20 korriku deri më 20 gusht 2019). Ndërsa në të ardhmen pritet të bëhet pikë kalimi e përhershme.

-----