Ballina Lajme Bota/Rajoni Hapen shtëpitë publike/ S’ka s*ks treshe dhe lejohen vetëm dy pozicione, prostitutat...

Hapen shtëpitë publike/ S’ka s*ks treshe dhe lejohen vetëm dy pozicione, prostitutat nuk duhet….

267
SHPËRNDAJE

Zvicra i ka dhënë sot dritën jeshile hapjes së shtëpive publike prej javës që vjen, me disa rregulla strikte mes të cilave mbajtje distance mes fytyrave “një parakrah larg njëra-tjetrës” gjatë seksit.

Në rregulloren e çuditshme përcaktohen gjithashtu në detaje pozicionet e lejuara, por ndalohen praktikat seksuale me më shumë se dy persona. Rregulli i anonimatit për klientët është hequr pasi të dhënat personale nevojiten për gjurmimet në raste infektimi me koronavirus. Organizata ProKoRe, sugjeron që pozicionet seksuale të cilat lejojnë një distancë të sigurt midis fytyrave, të tilla si ‘stili i qenve’ dhe “pozicioni kaubojs”, janë të këshillueshme. Dokumenti gjithashtu këshillon që prostitutat nuk duhet të prekin gjërat personale të klientëve, të tilla si xhaketat.

Prostitucioni ka qenë i ligjshëm në Zvicër që prej vitit 1942. Grupimi kryesor i kësaj industrie ProKoRe, ka lobuar prej kohësh me qeverinë për rinisjen e profesionit më të vjetër në botë.

Rregullat janë hartuar në mënyrë të tillë që maskat të mbahen nëse është e mundur, si dhe kerkohet rritje e higjenës me larjen e çarçafëve për çdo klient. Ministria suedeze e shëndetësisë ka listuar ato që quan “biznese erotike” mes atyre që mund të nisin aktivitetin prej 6 qershorit.

 

-----