Ballina Teknologji Hap gjigant drejt vaksinës! Superkompjuteri identifikon kimikatet që mund të ndalojnë koronavirusin

Hap gjigant drejt vaksinës! Superkompjuteri identifikon kimikatet që mund të ndalojnë koronavirusin

121
SHPËRNDAJE

Koronavirusi vuri në një sfidë të paparë edhe shkencëtarët: Gjetja e një vaksine kundër COVID-19. Shpejtësia me të cilën po përhapet koronavirusi do të thotë se edhe shkencëtarët duhet të përshpejtojnë kërkimet e tyre.

Për këtë qëllim u ndërtua superkompjuteri “Summit”, i cili ka kryer mijëra analizime mbi komponentët e drogës e të medikamenteve që mund të ndalojnë në mënyrë efektive virusin nga infektimi i qelizave pritëse. Superkompjuteri ka identifikuar 77 kimikate që mund ta bëjnë diçka të tillë. Ky është një hap shumë i madh dhe premtues për të krijuar vaksinën kundër virusit “kinez”.

Studiuesit në Laboratorin Kombëtar “Oak Ridge” publikuan gjetjet e tyre në revistën “ChemRxiv”.

“Arritja e këtij rezultati nuk do të thotë se ne kemi gjetur kurën kundër koronavirusit”, tha Jeremy Smith, drejtues i “Oak Ridge”. Por gjetjet mund të ndihmojnë për studimet e tjera, të cilat janë shumë të nevojshme për të gjetur vaksinën.

The post Hap gjigant drejt vaksinës! Superkompjuteri identifikon kimikatet që mund të ndalojnë koronavirusin appeared first on LajmiFundit – Lajmet e Fundit nga Shqiperia.

-----