Ballina Showbiz Hall të kesh burrin 24 orë në shtëpi, shqiptarja e izoluar në...

Hall të kesh burrin 24 orë në shtëpi, shqiptarja e izoluar në Holandë në ankth për djalin në Shqipëri

76
SHPËRNDAJE

Nga Holanda aty ku po kalon ditët e karantinës, Silvana Heijneman është shprehur e indinjuar me sistemin shëndetësor. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus ajo ndau historinë e nënës së saj, për të cilën Silvana tha se për pak e humbi në muajin Janar dhe kjo sipas saj për shkak të neglizhencës nga sistemi shëndetësor.

“Nëse i referohem vendit tonë, Shqipërisë, që kemi një sistem shëndetësor jo për të ardhur keq, por për të qenë, kam qenë shumë e indinjuar. Mua desh më iku nëna ime në Janar, e filluam shumë keq vitin. Kaloi një strocë celebrale dhe shërbimi shëndetsor do të thosha është zero.

Pavarësisht se duhet të them që mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur të kombit shqiptar. Ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve, çfarë është bërë tërë këto vite. Ndërkohë që në spitale mungojnë edhe ilaçet në sallat reanimative. Unë e kam hequr në kurrizin tim këtë gjë, vetë.”

E pyetur si po i përjeton ditët në karantinë, Silva me humor u shpreh se të kesh burrin në shtëpi 24h është një hall i madh.

“Tani e kuptoj mamanë time dhe gjithë kushërirat, hallat, komshiet, kur thoshin “bobo ç’më ka gjetur, më ka dalë burri në pension”. Ne kemi lirinë e kontrolluar, për fat të mirë parqet janë me kilometra. Koha është jashtëzakonisht e bukur dhe është një tragjedi për holandezët, që gjithë vitin jetojnë në gri e në erë. Ndërsa këto 3 javë ka një diell mahnitës.”

Shumë kilometra larg fëmijëve të saj, që ndodhen në Shqipëri, Silva zbuloi se ditën e sotme feston ditëlindjen e djalit, Kristit. Ky i fundit feston ditëlindjen i karantinuar në shtëpi dhe për herë të parë larg së ëmës.