Ballina Lajme nacionale Haliti i bindur se PDK-ja do të dal fituese në zgjedhje

Haliti i bindur se PDK-ja do të dal fituese në zgjedhje

10
SHPËRNDAJE

Vedni ynë po përgatitet për zgjedhje.

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se është i sigurt që kjo parti do të fitojë zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Ai në emisionin “Imazh” të televizionit publik tha se nëse PDK del në opozitë, atëherë opozitarizimin do ta bëjë në institucione dhe jo në rrugë.“Le t’i mbajnë ata vijat e kuqe. Unë mendoj që ne do të fitojmë, por edhe nëse mbesim në opozitë do ta mbështesim qeverinë e ardhshme për interesin e shtetit. Opozitën do ta bëjmë në institucione dhe jo në rrugë”, ka thënë Haliti.

Ai ka thënë se përveç Veselit që thotë se do ta luftojë korrupsionin, të gjithë kandidatët e tjerë për kryeministër thonë se do ta qesin PDK-në në opozitë, çka sipas tij, një gjë e tillë nuk është e kuptueshme.

-----