Ballina Lajme nacionale Halilaj:16 vjeçarja asnjëherë nuk u ankua për mua, e kërcënuan

Halilaj:16 vjeçarja asnjëherë nuk u ankua për mua, e kërcënuan

14
SHPËRNDAJE

Rasti i vajzës në Drenas është endje një çështje shumë aktuale në Kosovë.

Avokati Gazmend Halilaj ishte i pari që denoncoi rastin për abuzimin të 16-vjeçares nga Drenasi. Por, ai tani është në mesin e gjashtë personave që Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka ngritur aktakuzë, raporton Express.

I njëjti është i ftuar në ‘Frontal’ të T7, ku dhe ka mohuar se është i përfshirë në veprat për të cilat po akuzohet.

Sipas tij, vajza në fjalë asnjëherë nuk është ankuar për të.

‘Sot e kësaj dite ajo vajzë asnjëherë nuk është anku në mu. Nuk ka asnjë element të veprës penale. Po të kisha abuzu me atë vajzë, kush është ai njeri të kërkojë ndihmë te abuzuesi’, ka thënë Halilaj.

Halilaj, tutje thotë se vajza është kanosur disa herë, me kërcënimin se nëse ‘nuk flet për avokatin të dërgojmë në bu rg’.

‘Ajo vajzë ka qenë e frikësuar kur ka ardhë te unë, qysh e frikësova unë, boll ka qenë e shkreta, unë e trimërova. Vetë vajza nuk është ra ndikim, e kanë kanosë disa herë që nëse nuk flet për avokatin të qojmë prapa grilave, ka thënë ai.

Ndryshe, Halilaj po akuzohet për dy vepra, “Keqpërdorimi sek sual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”.

-----