Ballina Lajme nacionale Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat i paraqet në...

Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat i paraqet në Hagë

7
SHPËRNDAJE

 

Sami Lushtakut mund t’i shtohet një akuzë e re nga ndërkombëtarët, nëse fjalët e një avokati nga Drenasi dalin të jenë të vërteta.

Gazmend Halilaj po thotë se ka shumë material për krimet e pasluftës në Drenicë, dhe të njëjtat ia atribuon ish-kryetarit të Skënderajt.

Madje po pretendon se ka prova edhe për 1.4 milionë marka të cilat akuzon Sami Lushtakun se i ka marr më 1999, para këto të përcaktuara për luftë, e jo për diçka tjetër.

Akuzat që i paraqiti para kamerës së RTV21, Halilaj pohon t’ia ketë paraqitur të huajve, dhe meqë krimet që avokati pretendon se janë kryer në vitin 1999, atëherë me kallzimin e tij do të merret, Gjykata Speciale.

Detaje shumë nuk jep, sepse pretendon që mund t’i dëmtojë, siç thotë ai “hetimet”!

Gjykata Thelemore e Prishtinës, të enjten dënoi Sami Lushtakun për kanosje të Gazmend Halilaj.

Avokati nga Drenasi, ishte cak i një tentim atentati më 14 prill të këtij viti./21Media

The post Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat i paraqet në Hagë appeared first on RTV21.

-----