Ballina Lajme nacionale Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat do t’i paraqes...

Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat do t’i paraqes në Hagë

12
SHPËRNDAJE

 

Sami Lushtakut mund t’i shtohet një akuzë e re nga ndërkombëtarët, nëse fjalët e një avokati nga Drenasi dalin të jenë të vërteta.

Gazmend Halilaj po thotë se ka shumë material për krimet e pasluftës në Drenicë, dhe të njëjtat ia atribuon ish-kryetarit të Skënderajt.

Madje po pretendon se ka prova edhe për 1.4 milionë marka të cilat akuzon Sami Lushtakun se i ka marr më 1999, para këto të përcaktuara për luftë, e jo për diçka tjetër.

Akuzat që i paraqiti para kamerës së RTV21, Halilaj pohon t’ia ketë paraqitur të huajve, dhe meqë krimet që avokati pretendon se janë kryer në vitin 1999, atëherë me kallzimin e tij do të merret, Gjykata Speciale.

Detaje shumë nuk jep, sepse pretendon që mund t’i dëmtojë, siç thotë ai “hetimet”!

Gjykata Thelemore e Prishtinës, të enjten dënoi Sami Lushtakun për kanosje të Gazmend Halilaj.

Avokati nga Drenasi, ishte cak i një tentim atentati më 14 prill të këtij viti./21Media

The post Halilaj thotë se ka dëshmi kundër Lushtakut të cilat do t’i paraqes në Hagë appeared first on RTV21.

-----