Ballina Lajme nacionale Halil Matoshi i reagon Lumir Abdixhikut për shifrat e papunësisë

Halil Matoshi i reagon Lumir Abdixhikut për shifrat e papunësisë

22
SHPËRNDAJE

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj një shkrimi të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kritikuar shefin e ekzekutivit lidhur me deklaratat e tij për zvogëlimin e papunësisë në vend.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Matoshi ka thënë se Abdixhiku ka bërë një kalkulim politik.

“A e di i nderuar deputet se janë disa muaj të viteve zgjedhore kur paguhen me kontrata afatshkurta 40-50 mijë komisionerë…”, e ka pyetur Matoshi, Abdixhikun.

Matoshi po ashtu ka thënë se sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, si institucion kompetent që mban llogaritë e të punësuarve, në shtator 2017 kishte 266,216 te punësuar, ndërsa në shtator 2018 ky numër është ngritë në 279,964.

Shkrimi i plotë i Matoshit:

Po, Lumir!
Ka lajme të mira në numrat e papunësisë…
Shifra se nga shtatori 2017 deri sot qenkan më pak 24 mijë të punësuar nuk mbështetet në fakte: Nuk janë më pak 24 mijë vende pune, deputet i respektuar, sot janë më shumë 13,748 vende pune!
Pra Lumir Abdixhiku ka bërë një kalkulim politik!
A e di i nderuar deputet se janë disa muaj të viteve zgjedhore kur paguhen me kontrata afatshkurta 40-50 mijë komisionerë, prandaj shifrat manipulative nuk janë argumente të mira për kritikë ndaj Qeverisë!
Kur e ke me vete fuqinë e argumentit dhe drejtësinë, vetëm atëherë e fiton admirimin e publikut,
Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës, si institucion kompetent që mban llogaritë e të punësuarve, në shtator 2017 kishte 266,216 te punësuar, ndërsa në shtator 2018 ky numër është ngritë në 279,964. Ndryshimi pozitiv, vende pune që janë shtuar mbrenda një viti (pa punësimin informal) janë 13,748.
Deri në shtator të këtij viti jemi të sigurt që rritja do të jetë edhe më e madhe, krahasuar me vitin paraprak dhe këtë, Qeveria Haradinaj do ta bëjë publike, pa bujë, por me saktësi dhe përgjegjësi shtetërore.

-----