Ballina Lajme Bota/Rajoni Hakmarrje komuniste, mbi një komunist që i tha klloun presidentit Xi

Hakmarrje komuniste, mbi një komunist që i tha klloun presidentit Xi

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Burg për ish-drejtorin e ndërmarrjes shtetërore të pasurive të patundshme të Kinës, i cili kritikoi publikisht presidentin Xi Jinping për koronavirusin,

Ren Zhiqiang, i cili u bë i njohur për të folur në lidhje me censurën dhe tema të tjera të ndjeshme, u zhduk nga syri i publikut në mars pasi postoi një ese në internet duke akuzuar Xi për keq-trajtimin e epidemisë që filloi në dhjetor në qendrën e Wuhan.

Ai madje e quajti presidentin kinez një klloun.

Ren, 69 vjeç, u dënua me 18 vjet burg për korrupsion, ryshfet, përvetësim dhe shpërdorim detyre, tha një gjykatë e Pekinit.

Ish-drejtori i Huayan Real Estate, njëherësh zëvendës sekretari i partia, u përjashtua nga Partia Komuniste në pushtet në korrik.

---- ----
----
----- ----
-----