Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe dy zyrtarët e tjerë kanë dalë para gjyqtarit në Gjykatën të Pejës.
Ata pritet të përballën me kërkesën e Prokurorisë për shqiptimin e ndonjërës nga masat për sigurimin e tyre në procedurë.
Të premten kryetari i Istogut, Haki Rugova, një drejtor i Komunës dhe një zyrtar tjetër janë arrestuar nën dyshimet për tre vepra penale.
Keqpërdorim i detyrës zyrtare, konflikt interesi dhe falsifikimi i dokumenteve janë veprat penale për të cilat Prokuroria kishte urdhëruar arrestimin dhe marrjen në pyetje të të tre zyrtarëve.
Kjo nuk është hera e parë që kryetari i Istogut Haki Rugova do të paraqitet në Gjykatë. Kjo pasi që i njëjti është duke u përballur edhe me një aktakuzë në një proces gjyqësor tjetër, ku akuzohet për konflikt të interesit, pikërisht lidhur me detyrën e tij si kryetar i Komunës së Istogut./kallxo.com
The post Haki Rugova dhe të tjerët paraqiten në Gjykatë appeared first on RTV21.