Ballina Lajme nacionale Haki Abazi sot bëhet pjesë e Vetëvendosjes

Haki Abazi sot bëhet pjesë e Vetëvendosjes

7
SHPËRNDAJE

Haki Abazi konfirmon që sot bëhet pjesë e Vetëvendosjes.

Analisti Haki Abazi do t’i bashkohet sot Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express vetë Abazi, i cili ka thënë se sot do ta bëjë zyrtarisht anëtarësimin e tij në VV.

Abazi tha se gjatë ditës së sotme do t’i japë detajet rreth anëtarësimit të tij në partinë e Albin Kurtit.

“Sot në orën 13:00 bëhet zyrtare anëtarësimi im në Vetëvendosje, mendoj në këtë takim edhe në paraqitje kanë me u bë detajet publike”, tha Abazi.

Kujtojmë se para disa ditësh Abazi është deklaruar pro koalicionit ndërmjet VV-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se ky koalicion do ta kthente Kosovën në një situatë normale.

“Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe shkapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, kishte deklaruar Abazi.