Ballina Lajme Bota/Rajoni Hajdutët në Britani hapin dhe grabisin “Mercedes-in” për 60 sekonda (FOTO)

Hajdutët në Britani hapin dhe grabisin “Mercedes-in” për 60 sekonda (FOTO)

51
SHPËRNDAJE

Një grup hajdutësh janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur makinën luksoze Mercedes GLC, që kap vlerën e 40 mijë paundëve. Atyre ju nevojitën më pak se 60 sekonda që të largohen me automjetin që e vodhën pa përdorur as çelësin.

Ata nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i makinës, ku shihen tre hajdutët që shfaqen në pronën e tij.

Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i mjetit që ishte brenda shtëpisë, me kodin se së cilës hapën dhe e ndezën makinën gjermane.

Në anën tjetër pronari i saj u ka bërë thirrje të gjithëve që e shohin videon, se nëse kanë ndonjë informacion për treshen të lajmërojnë policinë.

-----