Ballina Lajme Bota/Rajoni Habiten mjekët: 38 vjeçarja shërohet vetë nga koronavirusi!

Habiten mjekët: 38 vjeçarja shërohet vetë nga koronavirusi!

89
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Rasti i parë i koronavirusit të ri në Filipine – një turiste kineze nga Wuhani e cila kishte udhëtuar me një burrë që vdiq nga sëmundja – nuk ka më asnjë simpatomë të saj dhe shumë shpejt mund të lërë spitalin.

Testet e fundit treguan se 38 vjecarja, e cila ishte e infektuar, rezultuan negative, gjë që ka befasuar mjekët. Përpara se pacienti të largohet, nevojiten edhe dy teste të tjera të njëpasnjëshme negative. Shërimi i gruas i ka dhënë shpresë mjekëve. “Kjo tregon se koronavirusi i nuk është fatal në mënyrë uniforme dhe se nga sëmundje, ka më shumë gjasë të shërohesh sesa të vdesësh”, tha Dr Edsel Salvana, drejtor i Institutit të Biologjisë Molekulare të Universitetit të Filipineve.

“Ju lutemi mos u frikësoni dhe mos përhapni lajme të rreme” ka shtuar ai. Salvana ka qenë mjaft aktiv në mediat sociale dukeu vënë në krye të përpjekjeve për të frenuar dezinformimin në lidhje me virusin.

Qeveria filipinasë po përpiqet gjithashtu të vërë në fre shqetësimet e publikut për kthimin e 30 Filipinasve, përfshirë një foshnjë, nga provinca Hubei në Kinë. Ata mbërritën me një avion carter dhe u dërguan në një strukturë të izoluar pranë Manilas për të filluar një karantinë 14-ditore.

---- ----
----
-----
-----