
Lajmi i Fundit
Habit studimi më i fundit: Pasojat e Covid-19 mund të zgjasin edhe një vit
Sipas një studimi afatgjatë nga Kina, dy e treta e të sëmurëve rëndë me COVID-19 vuajnë edhe gjashtë muaj pas infektimit pasojat e sëmundjes.
Por një studim i ri tani shkon edhe më tej. Ai provon se edhe ata që e kanë kaluar infeksionin dhe zyrtarisht janë të shëruar, shpesh nuk janë dhe aq të shëndetshëm, thonë hulumtuesit në rezultatet e publikuara në revistën shkencore, “Lancet”. Sipas studimit, gati dy e treta e pacientëve të trajtuar në spitale, edhe gjashtë muaj pas sëmundjes akute, vuajnë nga simptoma të ndryshme.
Ekspertët thanë se në disa raste, pasojat e kësaj sëmundjeje mund të shkojnë deri në një vit pas prekjes prej saj.
“Analiza jonë tregon, se shumica e pacientëve, pas daljes nga spitali jetojnë të paktën me disa nga efektet e virusit dhe nënvizojnë nevojën e një kujdesi post-COVID-19, veçanërisht për ata që kanë kaluar infeksion të rëndë”, thotë Bin Cao, një nga autorët e studimit dhe zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare Klinike për Sëmundjet Respiratore.
Habit studimi më i fundit: Pasojat e Covid-19 mund të zgjasin edhe një vit
Silva Hyseni