

Vitia ishte komuna e parë e prekur me COVID-19 në Kosovë, por prej gati tre javësh nuk ka shënuar më asnjë rast të ri të sëmundjes. Kryetari i saj Sokol Haliti, tha se të gjithë personat që u prekën me koronavirusin e ri, janë të shëruar.
Ai shtoi se qytetarët kanë respektuar masat e rekomanduara nga institucionet e kjo ka ndikuar që infeksioni të mos shtrihej. “Jemi të qetë si komunë prej 20 ditësh . Kemi pasur testime, por kanë rezultuar negative.
Të gjithë të infektuarit, janë shëruar”, u shpreh ai. Një ditë më parë, autoritetet vendase njoftuan se në Kosovë nuk ishtë regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, teksa gjatë 24 orëve ishin testuar 138 vetë. Kjo ishte hera ë parë që vendi nuk shënonte asnjë të infektuar brenda një dite që kur u shfaqën rastët e para të koronavirusit në Kosovë në 13 mars.