Ballina Lajme nacionale Habit Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk duhet ta shihnin taksën ndaj Serbisë...

Habit Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk duhet ta shihnin taksën ndaj Serbisë si mjet të përhershëm

47
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj nuk e sheh si të prerë çështjen e taksës ndaj Serbisë, që ai vetë e ka vendosur. Sipas Haradinajt, taksa nuk duhet të shikohet si “mjet i përhershëm” kjo taksë nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kryeministri Albin Kurti ka gabuar kur tha se taksën ndaj produkteve serbe do ta zëvendësoj me reciprocitet.

“Kurti ka zgjedhur mënyrën më të keqe për ta hequr taksën. Ka ofertu para zgjedhjeve për ta hequr taksën, ka dhënë ofertë ai dhe zonja Osmani”, ka thënë fillimisht Haradinaj kur u pyet për cështjen e tarifës, mbajtja e së cilës numërohet si një ndër arsyet që prishi partneritetin mes LDK’se e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

LDK-ja edhe sot i jep afat Kurtit që ta heqë tarifën ndaj Serbisë për ta vazhduar bashkëpunimin në Qeveri, për të cilën partia e Mustafës ka nisur mocion mosbesimi.

Haradinaj thotë se tarifa e vënë nga ai nuk ka qenë mjet i përhershëm. Sipas kreut të AAK-së, tarifa është dashur të përdorët përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës

“Mirëpo këta gabuan sepse taksa nuk ka qenë një mjet i përjetshëm. Taksa është vendosur me ia kriju një kundërvlerë, në këtë rast edhe Amerikës, kur të bisedon me Serbinë për ne, për një marrëveshje kualitative, përmbajtësore. Duke e ofertu heqjen e taksës, nuk ia mundësuan amerikanëve që të kenë dicka në dorë për ne, për Kosovën përballë Serbisë.

Kosova kur ta heqë taksën, do ta heqë taksën. Atëherë Kosova do të jetë e sigurt se nuk ka ndarje apo ndonjë dallaver”, shton ai.

-----