Ballina Sport Guximi i madh i Bayern Munchen, tenton të bindë xhevahirin madrilen

Guximi i madh i Bayern Munchen, tenton të bindë xhevahirin madrilen

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde, po kalon një tjetër sezon të shkëlqyer te madrilenët. Uruguaiani përshtatet shumë mirë me skemat e Zinedine Zidane dhe është kthyer një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit spanjoll.

Sipas raportimit të “Marca”, 22-vjeçari pëlqehet shumë nga Bayern Munchen. Këtë të fundit kërkojnë një zëvendësues të denjë për Thiago Alcantarën, i cili u largua drejt Liverpool verën e kaluar.

Valverde shikohet me shumë potencial nga bavarezët, por transferimi i tij nuk do të jetë aq i lehtë. Kujtojmë që mesfushori është në kontratë me Realin deri në vitin 2025 si dhe ata nuk dëshirojnë që ta lëshojnë atë. Gjithsesi, Bayern pritet të bëjë një ofertë zyrtare gjatë verës, ku kartoni i tij vlerësohet plot 70 milionë euro. /abcnews.al

The post Guximi i madh i Bayern Munchen, tenton të bindë xhevahirin madrilen appeared first on Abc News.

---- ----
-----