Ballina Lajme Bota/Rajoni Guvernatorit i bëjnë atentat me një… gomar

Guvernatorit i bëjnë atentat me një… gomar

20
SHPËRNDAJE

Anëtarë të ISIS kanë përdorur një gomar të ngarkuar me eksplozivë për t’i zënë pritë një autokolone ku ishte edhe guvernatori nigerian, shkruan Daily Mail.

Rojet kuptuan kurthin që u ishte ngritur dhe qëlluan në drejtim të kafshës “kamikaze”, duke shpërthyer eksplozivin në një distancë të sigurt.

Për fat të mirë, asnjë nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa guvernatori Babagana Zulum u kthye në Maiduguri, nga ku ishte nisur.

Ndërsa eksplozivi shpërtheu, militantët e ISIS hapën zjarr mbi autokolonën, ku askush nuk u lëndua.

Ky është sulmi i dytë ndaj guvernatorit. Pak kohë më parë të paktën 30 persona mbetën të vrarë në një tentativë për të eliminuar guvernatorin, i cili arriti të mbijetonte.

Kryengritjet gati 10-vjeçare në veri të Nigerisë kanë vrarë rreth 36 mijë persona, ndërsa kanë detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

-----