Ballina Lajme Bota/Rajoni Guvernatori i Nju-Jorkut refuzoi të japë dorëheqje pas akuzave për shqetësim seksual

Guvernatori i Nju-Jorkut refuzoi të japë dorëheqje pas akuzave për shqetësim seksual

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Guvernatori i Nju-Jorkut, Endrju Kuomo sot deklaroi se nuk do të tërhiqet nga funksioni për shkak të akuzave skandaloze për shqetësim seksual dhe thirrjeve të reja për dorëheqje që vijnë nga demokratët me ndikim.

“Nuk do të jap dorëheqje”, deklaroi politikani 63-vjeçar para gazetarëve. “Nuk e kam bërë atë për të cilën pohohet”, insiston ai, duke iu bërë thirrje kritikëve të tij të presin derisa nuk dalin më shumë fakte në sipërfaqe.

Këtë javë u lejua hetim zyrtar për ankesat e gjashtë grave të cilat thonë se Kuomo I ka maltretuar seksualisht apo është sjellur ndaj tyre në mënyrë të pahijshme.

The post Guvernatori i Nju-Jorkut refuzoi të japë dorëheqje pas akuzave për shqetësim seksual appeared first on KOHA.

---- ----
-----