Ballina Lajme Bota/Rajoni Guteresh: Dhjetë vjet në konflikt, Siria mbetet një makth

Guteresh: Dhjetë vjet në konflikt, Siria mbetet një makth

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh tha se situata në Siri e cila është shkatërruar nga lufta “mbetet një makth i gjallë” një dekadë pasi Qeveria e vendit tentoi që me dhunë t’i ngulfatë protestat paqësore dhe vendin e futi në luftë qytetare.

“Qindra mijëra sirianë i humbën jetët e tyre. Miliona të tjerë janë shpërngulur. Edhe shumë të tjerë mbeten ilegalisht të arrestuar dhe shpesh të maltretuar, të zhdukur ose jetojnë në pasiguri dhe varfëri”, tha Guteresh.

Ai shtoi se “dhjetë vjet bota shihte se si Siria kthehet drejtë shkatërrimit dhe gjakderdhjes”.

Gutereshi i numëroi krimet e bëra ndaj popullit sirian: bombardimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve; rrethim dhe uri të civilëve të cilët e kundërshtonin sundimin e presidentit Bashar al Asad; sulme me armë kimike ndaj civilëve; grupe terroriste të cilat në gjithë kaosin morën territore në kaos dhe keqpërdoronin persona nën kontrollin e tyre.

“Është e pamundur që plotësisht të kuptohen përmasat e shkatërrimit në Siri, por njerëzit e tyre pësuan disa nga krimet më të mëdha për të cilat ishte dëshmitare bota në këtë shekull”, tha sekretari i përgjithshëm i KB-së iu bëri thirrje vepruesve për përgjegjësi.

Ai theksoi se gjysma e fëmijëve sirianë asnjëherë nuk kanë jetuar asnjë ditë pa luftë.

“Dhjetë vjet pas konfliktit, imperativ yni është që të vazhdojmë të arrijmë afër të gjithë sirianëve të cilëve iu nevojitet ndihmë humanitare. Nëse nuk bëhet kjo, populli sirian do të dënohej me dëshpërim edhe më të madh. Nuk mund të lejojmë të ndodhë kjo”, theksoi Gutereshi.

The post Guteresh: Dhjetë vjet në konflikt, Siria mbetet një makth appeared first on KOHA.

---- ----
-----