Ballina Sport Gunarson: Shqipëria dhe Islanda janë të barabarta, llogaritë i bëjmë në fund

Gunarson: Shqipëria dhe Islanda janë të barabarta, llogaritë i bëjmë në fund

10
SHPËRNDAJE

Kapiteni i Islandës, Aron Gunarson, ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, në prag të sfidës së nesërme ndaj Shqipërisë, teksa u shpreh se islandezët do të futen në fushë për 3 pikë.

Sipas Gunarson, Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën, teksa nesër në “Elbasan Arena” pritet të ketë luftë sportive.

“Nuk mund të them se është vendimtare për kualifikim, pasi ne gjithnjë mendojmë për ndeshjen e radhës. E dimë që Shqipëria u dëmtua nga humbja me Francën dhe do jetë e vështirë, është e vështirë me ju, do ketë luftë sportive. Jemi të barabarta si ekipe dhe të luftojmë secila për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje.

Të shohim nëse janë rivalë. Kur të përfundojnë ndeshjet, sepse është mjaft i ngjeshur si grup. Do luajmë për tri pikët dhe do japim me të mirën. Por, ky është një grup i fortë me skuadra të mira”, u shpreh Gunarson.

The post Gunarson: Shqipëria dhe Islanda janë të barabarta, llogaritë i bëjmë në fund appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.