Ballina Sport Guardiola nuk kërkon alibi, shpjegon katastrofën 5-2 kundër Leicester

Guardiola nuk kërkon alibi, shpjegon katastrofën 5-2 kundër Leicester

13
SHPËRNDAJE

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, i cili pësoi 5 gola kundër Leicester, për herë të parë si trajner i “qytetarëve” (2-5), tha se duhet ta pranojnë disfatën dhe të vazhdojnë më tej.

Edhe pse iu referua të dëmtuarve, trajneri spanjoll refuzoi t’i përdorte si justifikim, se ato ishin vendimtare në këtë turpërim, pasi në ndeshjen e parë, kundër Wolverhampton, arriti fitoren megjithë ato mungesa:

“Në ndeshjen kundër Wolverhampton nuk ishte problem, pse na doli tani, papritmas, problemi i të lënduarve? Na ka ndodhur disa herë kundër këtij lloji kundërshtari dhe mbrojtjeje. 

Ata nuk “shtypën” për 80 minuta, por duhet të mos i lejoni që të kalojnë mbi ju dhe të arrijnë pozicione të rrezikshme.

Edhe ata nuk vrapuan shumë, por ne duhet të jemi aty ku duhet. Pas avantazhit 1-0 nuk ishim mjaft të fortë, as të durueshëm dhe të qëndrueshëm. 

Gjithashtu, u dhanë tri penallti. Ne biseduam në fund të pjesës së parë, u përpoqëm të shmangim gabimet, por fatkeqësisht pësuam golat e dytë dhe të tretë dhe pastaj ishte më e vështirë”.

-----