Ballina Lajme nacionale Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes mblidhet sot, çfarë vendimi do të merret?

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes mblidhet sot, çfarë vendimi do të merret?

10
SHPËRNDAJE

LDK dhe Vetëvendosje ende nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sot do të mbajë takim në në selinë e partisë një ditë para konstituimit të Kuvendit.

Burime të Gazetës Express kanë konfirmuar se takimi i deputetëve të rinj të VV-së do të zhvillohet sot pa ndonjë agjendë të veçantë.

Ende nuk dihet nëse mbledhja e Grupit Parlamentar do t’i paraprijë ndonjë takimi të sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Ditën e djeshme u paralajmërua një takim mes Kurtit dhe Mustafës e që më pas është mohuar nga zyrtarë të të dy partive.

Po ashtu, dje LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së saj, ndërkaq kryetari i partisë Isa Mustafa shkurtimisht tha se janë duke e pritur thirrjen e Kurtit për t’u takuar.

“Nëse Kurti na thërret, ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.

Vetëvendosja dhe LDK-ja pas shumë takimeve të dy liderëve të partive ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshëm.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka arritur të fitojë 29 ulëse në Kuvendin e Kosovës që pritet të konstituohet nesër, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës 28 ulëse.

-----