Ballina Lajme nacionale Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve

Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 12 mars – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi sot mori pjesë në Mbledhjen e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e tij para deputetëve të pranishëm në mbledhje, Grubi foli mbi procesin e realizimit të të drejtave të komuniteteve si dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore.

“Përmirësimi i përgjithshëm i statusit të tyre është një proces permanent që ndodh në vendin tonë. Shteti duhet të jetë i përkushtuar ndaj komuniteteve në vend. Balancimi gjithmonë kërkon një barazi të plotë mes tyre, si në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të cilat rregullohen me Kushtetutë dhe ligj, ashtu edhe në detyrimet si qytetarë. Republika e Maqedonisë së Veriut ka në funksion mekanizma Kushtetuese dhe ligjore të cilat mbrojnë të drejtat e komuniteteve por ekzistojnë edhe institucione përkatëse të cilat garantojnë që barazia e plotë të jetë në të gjitha sferat e jetës, në bazë të të cilës ne bashkërisht duhet të ndërtojmë politika moderne për të ardhmen, e me një fjalë kjo ka të bëj me të drejtat themelore të njeriut e njëkohësisht edhe me integrimin”, theksoi Grubi.

Ai foli edhe mbi konceptin strategjik në të cilin bazohet ky funksionim. Sipas tij, Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte momenti i kthesës së realizimit të të drejtave të bashkësive etnike në vend.

”Një ndër pikat kyçe të saj ishte edhe mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë me synim të arritjes së barazisë së plotë në vend. Ndër vite u dëshmua se ka progres edhe në sferën e përfaqësimit në institucione, të drejtën e arsimit, shprehjen e identitetit dhe përdorimin e gjuhës. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive u formua në këtë frymë, që të luaj rolin e koordinatorit nacional në nivel të Kuvendit në temat e të drejtave të bashkësive etnike dhe të jep drejtim politik për zhvillimin e tyre. Vetë përbërja e anëtarëve dhe strukturimi i tij reflekton përfaqësimin e bashkësive etnike në vend”, vlerësoi Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi është përqendruar edhe në avancimin dhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, duke i dhënë elementet e përfaqësimit vertikal pasiqë përfaqësimi nuk është i plotë pa vendosjen edhe në pozicione udhëheqëse të përfaqësueseve të bashkësive etnike.

“Ministria për Sistem politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive është në procesin e transferimit të 1349 nëpunësve administrative të punësuar me Programin K-5 për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në 237 institucione shtetërore. Procesi i transferit është në realizim e sipër, deri në këtë moment procesi i transferit të nëpunësve ka përfunduar për 404 nëpunës, ndërsa për të tjerët procedura është në fazë të realizimit. Me planit vjetor të punës për vitin 2021 si dhe në bazë të Planin Strategjik 2021-2023 ne do vazhdojmë që ta përforcojmë angazhimin tonë në drejtim të krijimit të politikave nacionale. Një fushë e rëndësishme në të cilën punojmë është edhe përdorimi i gjuhëve, përfshirë këtu ndryshimet Ligjore dhe formimin e institucioneve siç janë Agjencia për zbatimin e gjuhëve dhe Inspektorati i gjuhëve, krijimi i planit aksional që do të përmbajë masa dhe aktivitete që ky proces të jetë edhe më i suksesshëm, e sukseset tashmë janë evidente sepse zbatimi i gjuhës mund të shihet si në punën e organeve të pushtetit ekzekutiv, ashtu edhe në institucionet tjera në nivel qendror dhe lokal”, është shprehur zëvendëskryeministri Grubi.

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive në kuadër të kompetencave të saj në mënyrë intensive bën ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në nivel vjetor, përcjellë zbatimin e ligjeve të cilat burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, përpilon analiza, mbledh të dhëna nga institucionet për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, analizon ligjet aktuale dhe përpilon ligje të reja me qëllim që kjo ministri të shndërrohet në gardian të të drejtave të të gjitha komuniteteve, jo vetëm të atyre etnike, por edhe sociale, ekonomike, fetare e gjinore.

“Më duhet të theksoj se për here të parë Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë miratimit të Planit operativ për punësim parashihet respektimi i parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat i të gjitha kategorive shoqërore edhe në sektorin privat sa i përket kombësisë, gjinisë, religjionit dhe racës në pajtim me standardet e parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës. Vazhdojmë fuqishëm të angazhohemi në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend, tanimë si vend anëtarë i NATO-s dhe në pritje të anëtarësimit në BE edhe më shumë të punojmë në ngritjen e nivelit të respektimit të ndërsjellë në mes pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë tonë, krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë, proces ky i cili sjellë demokratizim edhe më të madh të vendit. Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka rol të madh dhe me përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të posaçme të komuniteteve, përkatësisht të pjesëtarëve të komuniteteve. Poashtu ky Komitet ka rol të madh dhe kontribut në zhvillimin e dimensionit multietnik të shoqërisë tonë, të bashkëjetesës të të gjithë qytetarëve, e me këtë edhe të përforcimit të demokracisë parlamentare”, vlerësoi mes tjerash në fjalimin e tij, Grubi.

The post Grubi: Ministria jonë është shtëpia e të gjitha komuniteteve appeared first on KOHA.

---- ----
-----