Ballina Lajme Bota/Rajoni Gruaja vendos në dyluftim ish-burrin dhe të dashurin, njëri vdes (FOTO)

Gruaja vendos në dyluftim ish-burrin dhe të dashurin, njëri vdes (FOTO)

64
SHPËRNDAJE

Një grua në Britani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vendosi në një “duel mesjetar” dy burra se kush prej tyre do të fitonte dorën e saj.

Gruaja e identifikuar si Asta Juskauskiene, 35 vjeç, vendosi që ish burri i saj Giedruis Jusakuskas, të dyluftonte me të dashurin e ri të saj Mantas Kvedaras, pasi të dy burrat pretendonin se 35 vjeçarja ishte e tyre.

Ish-burri i Astas, Giedruis, kur i dha fund marrëdhënies së tyre në 2018, vendosi që ti sigurojë mbështetje financiare për të dhe për vajzën që kanë së bashku, ndaj dhe kontaktet e tyre ishin të shpeshta.

Por të dy burrat pretenduan se Asta ishte e tyre dhe vendosën që këtë gjë ta zgjidhnin në një dyluftim deri në vdekje në një rrugicë në Stratford, në lindje të Londrës. I dashuri i gruas, Kvedaras, goditi me thikë rivalin e tij “të dashurisë” plot 35 herë në trup dhe në qafë, duke e lënë të vdekur në vend.

35 vjeçarja u njoh me të dashurin dhjetë vite më të ri në internet, edhe pse e dinte kishte një të kaluar të errët, pasi kishte përdhunuar një vajzë, por gjithsesi nuk hiqte dorë prej tij sepse shpesh shprehej që i pëlqenin rreziqet. Gjykata e shpalli fajtore atë dhe ajo i pranoi akuzat për vrasjen e ish burrit,si pasojë Asta dhe i dashuri do ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre në burg.

-----