Ballina LifeBizare Gruaja takoi nënën e saj biologjike për herë të parë pas 33...

Gruaja takoi nënën e saj biologjike për herë të parë pas 33 vjetëve

18
SHPËRNDAJE

Moment mjaft emocionues

Një grua amerikane, e cila kishte birësuar një vajzë nga Koreja e Jugut kur ishte foshnje ka ndarë një video të momentit emocionues ku ajo u takua me nënën dhe motrën e saj biologjike për herë të parë pas 33 vjetëve.

Sipas Daily Mail, Shelee Henderson, 33 vjeçe, nga Chickasha, Oklahoma është rritur nga prindërit e saj birësues, Nancy dhe Jimmy, në SHBA dhe i kanë thënë se nëna e saj e kishte dhënë me dëshirë atë për birësim, në mënyrë që ajo të kishte një jetë më të mirë.

“Në të vërtetë nuk u dorëzova me dëshirë nga nëna ime për një jetë më të mirë, siç më ishte thënë gjithmonë. Rezulton se ajo dhe babai im ishin në fakt të martuar. Ata kishin motrën time. Ajo ishte tre vjeçe kur unë linda. Kur isha një muajshe, u shfaqën problemet martesore midis prindërve. Babai ynë e nxori nënën nga shtëpia. Nga zemërimi dhe pakënaqësia për të, ai më çoi për birësim”, tha ajo, duke theksuar se ai e mbajti motrën e saj.

Shelee tha se kur nëna e saj ka shkuar në agjencinë e birësimit për ta provuar ta rikthente, ata i kanë thënë asaj se kjo do t’i kushtonte asaj.

“Nëna ime nuk kishte para, kështu që ajo u largua. Megjithatë, ajo u kthye tre muaj më vonë me para në dorë. Ajo pagoi paratë dhe më ktheu. Ne u kthyem për të jetuar në shtëpi me babanë dhe motrën time si familje për një muaj më shumë para se historia të përsëritej”, shpegoi ajo.

Shelee tha që babai i saj e ka larguar nënën e saj përsëri nga shtëpia dhe e e ka dërguar atë në agjencinë e birësimit për herë të dytë dhe nëna e saj edhe një herë është përpjekur ta kthente, pas kthimit në shtëpi, një muaj më vonë.

“Ajo u kthye në agjenci për të përsëritur procesin, por kur u kthye me para disa muaj më vonë, ishte shumë vonë. Unë isha adoptuar”, shtoi ajo më tutje./oranews

The post Gruaja takoi nënën e saj biologjike për herë të parë pas 33 vjetëve appeared first on RTV21.

-----