Ballina Lajme nacionale Gruaja qe u privua nga burri i saj është nëna e këshilltares...

Gruaja qe u privua nga burri i saj është nëna e këshilltares së Haradinajt

144
SHPËRNDAJE

Prizreni është tronditur mbrëmë nga një ngjarje e rëndë.

Gruaja që u privua mbrëmë nga jeta në Prizren, me 15 plumba, nga burri i saj, është nëna e nënkryetares së AAK-së e këshilltare politike e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Hoti është edhe kryetare e rinisë në këtë parti,.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një fotografie të cilën e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.

“Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”, ka shkruar vajza e të ndjerës.

Deri më tani mësohet se 42-vjeçarja u privua nga jeta pas një mosmarrëveshjeje që pati me burrin e saj 20 vjet më të vjetër, 61-vjeçarin B.V., me të cilin kishte disa vite martesë.

Të dy këta kishin ardhur nga Zvicra për pushime.

-----