Ballina Lajme Bota/Rajoni Gruaja me koronavirus sjell në jetë një bebe të shëndetshme në Kinë

Gruaja me koronavirus sjell në jetë një bebe të shëndetshme në Kinë

19
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një vajzë ka lindur në 30 janar në një spital në Kinë, nga një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus. Nëna dhe bebja janë në kushte të stabilizuara dhe vogëlushja nuk rezulton pozitive me koronavirus.

Lajmin e informon në një tweet China Daily. “Lajme të mira!-thuhet në twitter-një grua shtatzënë e infektuar nga koronavirusi i ri ka sjellë në jetë një vajzë që gëzon shëndet të plotë, në një spital të Harbin, në provincën e Heilongjiang, në 30 janar. Si nëna ashtu edhe vajza janë në karantinë”.

Tweeti ka bashkangjitur një pamje nga personeli shëndetësore, që është i veshur me kompletin mbrojtës së tutave si dhe maska në fytyrë, me beben në krahë.

---- ----
----
-----
-----