Ballina Lajme Bota/Rajoni Gruaja dënohet me 43 vite burg për fyerje të mbretit më të...

Gruaja dënohet me 43 vite burg për fyerje të mbretit më të urryer në botë

127
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Lajmi i Fundit
Gruaja dënohet me 43 vite burg për fyerje të mbretit më të urryer në botë

Një grua 63-vjeçare është dënuar në Tailandë me 43 vite burg pasi ka fyer monarkinë apo kritikuar familjen mbretërore.

Ky është dënimi më i ashpër dhënë në Tailandë për këtë vepër penale, teksa ish-shërbyesja civile e njohur edhe si ‘’Anchan’’ ka postuar vetëm klipe audio në media sociale, por pa i komentuar vetë ajo.

Në Tailandë mbreti Maha Vajiralongkorn, i njohur ndryshe si mbreti më i urryer në botë është përfshirë nga një sërë skandalesh kohët e fundit kurse vendi ka shkuar në protesta anti-qeveritare.

Pikërisht ligji në fjalë kishte 3 vite që ishte shfuqizuar, por në 2020 u rikthye nga pushteti për të shtypur protestat antiqeveritare.

Gruaja dënohet me 43 vite burg për fyerje të mbretit më të urryer në botë
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----