Ballina Lajme Bota/Rajoni Gropa e madhe përpin shtëpinë, humb jetën babai me tre fëmijët

Gropa e madhe përpin shtëpinë, humb jetën babai me tre fëmijët

57
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Guatemalë.

Një baba dhe 3 fëmijët e tij humbën tragjikisht jetën pasi shtëpia e tyre u përpi nga toka. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Xenaxicul, në veriperëndim Guatemalas, pranë kufirit me Meksikën.

Sipas autoriteteve lokale, shirat e dendura që kanë goditur rajonin kanë zbutur tokën duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Toka nisi të rrëshqasë ndërkohë që brenda në shtëpi ndodheshin 4 anëtarë të familjes, ndërsa 2 të tjerë ishin jashtë.

Babai 39-vjeçar, i identifikuar si Francisco Mejia Lux dhe tre djemtë e tij të moshës 10, 6 dhe 3 vjeç humbën të gjithë jetën. Të miturit janë identifikuar si Feliciano, Fredy Gaspar dhe Enzo Arael.

Sipas asaj që shkruan Mirror, në momentin e ngjarjes jashtë ndodhej një 16-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet e emergjencës, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Raportimet në mediat lokale flasin për fraktura të shumta.

Nëna e 3 fëmijëve që gjetën vdekjen, 36-vjeçarja Catarina Tum Lux, e cila po mblidhte misër në kohën kur shtëpia e saj u përpi nga toka, thuhet se ka pësuar gjendja shoku.

Përgjatë këtij sezoni të shirave, që nisi në Maj dhe parashikohet të përfundojë në javët që vijnë, 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë rajon të Guatemalas.