Ballina Lajme nacionale Grivçeva Stardelova: Gabim të mjekëve konfirmojnë ekspertizat gjyqësore, nuk kam ingerenca ta...

Grivçeva Stardelova: Gabim të mjekëve konfirmojnë ekspertizat gjyqësore, nuk kam ingerenca ta shikoj raportin, mendojmë të kërkojmë kompetenca më të mëdha

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shkup, 12 mars – Raporti i Komisionit për mbikqyrrje profesionale nuk ndikon për vendim të mëtutjeshëm për palët në proces të ngritin procedura para organeve gjyqësore kompetente.

Nëse komisioni për mbikqyrrje profesionale konstaton lëshime në procedurë gjegjësisht në veprimin profesional kjo nuk do të thotë se është konfirmuar gabimi i mjekëve. Gabim të mjekëve konfirmojnë ekspertët gjyqësor të cilët janë angazhuar nga gjykata kur gjithë ai proces shkon në procedurë gjyqësore. Ekspertët gjyqësor janë mjekë.

Këtë sot në konferencën për shtyp e theksoi kryetarja e Odës së mjekëve, Kalina Grivçeva Stardellova duke i sqaruar kompetencat e odës në lidhje me rastin me lehonën në Strugë. Ajo potencoi se mendojnë të kërkojnë ndryshime ligjore për rritje të kompetencave të tyre.

“Në Odën e mjekëve ky komision i zgjedhur për mbikqyrje profesionale nuk është komision nga ekspertët gjyqësor, nuk bëhet ekspertizë gjyqësore, ajo është tërësisht ndryshe nga kjo. Si kryetare e Komisionit të mjekëve nuk jam pjesë e punës së atij komisioni, as një komisioni të tillë dhe nuk kam kontroll. Do të thotë, si kryetare nuk do të thotë se kam liri të kontrolloj dhe të lexoj dokumente. Megjithatë ekziston ligj për të drejtat e pacientëve ku janë mbrojtur të gjitha të drejtat e pacientëve. Vetëm një grup i caktuar i njerëzve mund t’i shqyrtojë ato të dhëna dhe të sjellë ndonjë mendim të tyre rreth rendit të gjërave”, tha Grivçeva Stardelova dhe shtoi se nuk ka ingerenca ta shikojë raportin.

Ajo potencon se kryetari i Odës së mjekëve e prezanton Odën në qarkullimin juridik, por nuk merr pjesë direkt në punën e të gjitha trupave dhe organeve. Komisionet për kontroll profesional konkret, sqaroi ajo, i formon tjetër trup në Odë, gjegjësisht Komision tjetër, anëtarët e të cilit publikisht janë të arritshme në ueb faqen e Odës së mjekëve.

Ajo tha se Oda e mjekëve nuk është trup rregullator.

Zëvendëskryetari i Komisionit të mjekëve, Ylber Besimi tha se në komunikimin që e kanë edhe për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe punën e tyre kanë kërkuar disa ndryshime.

“Fuqia e argumenteve tona duhet të shkojë përmes ndryshimit të ligjit, të jepen autorizime në ligj të cilat në fund i miraton Kuvendi. Kërkojmë të kemi edhe më shumë ingerenca, por disa punë nuk janë në fushën tonë të punës dhe veprimit. Në mjekësi ekzistojnë komplikime të hershme dhe të vonshme në çdo intervenim. Janë të mundshme disa lloje të komplikimeve të cilat i sqarohen çdo pacienti. Për rastin konkret zgjidhjen përfundimtare do ta tregojë ministri i Shëndetësisë”, shtoi dr. Besimi.

The post Grivçeva Stardelova: Gabim të mjekëve konfirmojnë ekspertizat gjyqësore, nuk kam ingerenca ta shikoj raportin, mendojmë të kërkojmë kompetenca më të mëdha appeared first on KOHA.

---- ----
-----