Ballina Sport Griezmann: Kam vuajtur te Barcelona, ndihesha i panevojshëm për ekipin

Griezmann: Kam vuajtur te Barcelona, ndihesha i panevojshëm për ekipin

8
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Antoine Griezmann erdhi me shumë buje te Barcelona dhe pritej të ishte një nga “lokomotivat” e ekipit, por në fund nuk ka rezultuar kështu. Francezi e ka rritur nivelin shumë ngadlë dhe vetëm në pjesën e dytë të sezonit pamë pak nga “magjia” e tij.

Në një intervistë për L’Equip ylli i kombëtares së Francës foli për eksperiencën te Barcelona dhe pranoi se në shumë momente ai është ndjerë keq te Barcelona për shkak të mungesës së minutave dhe faktit se nuk ishte në fushë në ndeshjet e mëdha.

“I pakënaqur me Barcelona? Po. Humbja e kampionatit, për shembull, trishton. Edhe në fillim të sezonit isha, sepse nuk luaja, nuk u ndjeva i rëndësishëm. Jam mësuar të luaj të gjitha ndeshjet, veçanërisht ndeshjet e mëdha, në vend të kësaj unë isha në stol kundër Real Madrid.

Është e dhimbshme të shoh shokët e mi të skuadrës duke u ngrohur në fushë, ndërsa ti nuk je me ta. Por janë vendime të trajnerit dhe ne duhet t’i pranojmë, duke bërë gjithçka që është e mundur për të ndryshuar mendimin e tij”, u shpreh Griezmann. /abcnews.al

The post Griezmann: Kam vuajtur te Barcelona, ndihesha i panevojshëm për ekipin appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----